Ekskluzive: Suharekë, policia arreston hajdutin e minibusit në flagrancë

05.04.2025

Një minubus është vjedhur gjatë natës nga Stacioni i Autobusave në Suharekë, por falë reagimit të shpejtë të Policisë së Kosovës, i dyshuari është ndaluar dhe arrestuar në dalje të qytetit.

Ekskluzive: Suharekë, policia arreston hajdutin e minibusit në flagrancë

I kontaktuar nga SuharekaOnline, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se patrulla e policisë ka arritur të identifikojë dhe ndalojë minibusin e vjedhur teksa ai po largohej nga Suhareka.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe personit të dyshuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. I dyshuari, një qytetar nga Prishtina, është shoqëruar në stacionin policor dhe më pas, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ka shtuar Sylaj.

Policia e Kosovës ka nisur menjëherë hetimet lidhur me këtë rast. Po punohet intensivisht për të zbardhur të gjitha rrethanat e vjedhjes dhe për të hetuar nëse i arrestuari ka ndërlidhje me vepra të tjera penale. Gjithashtu, policia nuk përjashton mundësinë që i dyshuari të ketë vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë, dhe po hetohen të gjitha implikimet e mundshme.

Etiketat

Ofertat e fundit