Dyshohet për vjedhje, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

03.10.2025

Policia e Prishtinës kërkon ndihmë nga qytetarët në identifikimin dhe ofrimin e informatave për personin e shfaqur në fotografi.

Dyshohet për vjedhje, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi Foto: Ilustrim

I dyshuari kërkohet për vepren penale “Vjedhje”.

“Kërkesë për bashkëpunim– identifikim i personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.” thuhet në njoftimin e policisë.