Arrestohet një shtetas gjerman në Prishtinë, policia i gjen drogë dhe një thikë

22.11.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Gjermanisë në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Arrestohet një shtetas gjerman në Prishtinë, policia i gjen drogë dhe një thikë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit policor, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, si dhe një mjet i mprehtë – thikë.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe, me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.