Arrestohet një person në Vërmicë, po kontrabandonte katër migrantë

para 42 dite

Në një operacion të suksesshëm të kryer mbrëmë rreth orës 22:25 në Vërmicë, policia ka arrestuar një shtetas të Kosovës i dyshuar për kontrabandim me migrantë.

Arrestohet një person në Vërmicë, po kontrabandonte katër migrantë Foto: TV Prizreni

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit të një automjeti, policia ka zbuluar katër persona të tjerë, të gjithë shtetas të huaj, të cilët dyshohet se janë futur në mënyrë ilegale në vend.

Shoferi i automjetit është arrestuar dhe pas intervistimit dhe iniciimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërsa, katër personat e tjerë janë dërguar në Qendrën për Azil, ku do të procedohet me rastet e tyre sipas ligjeve në fuqi.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa policia po thellon hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.

Etiketat

Ofertat e fundit