Arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”, kishte tri urdhëresa nga gjykata
23.01.2025
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mërkurën mbrëma rreth orës 20:30 në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Foto: Ilustrim
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari kishte tri urdhëresa të lëshuara nga gjykata dhe është dërguar në mbajtje.
“Në bazë të tri urdhëresave të lëshuara nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e policisë.
Hetimet për rastin pritet të vazhdojnë nga organet kompetente.