Arrestohet 47 vjeçari në Suharekë për armëmbajtje pa leje
para 42 dite
Në një aksion të suksesshëm të policisë së Suharekës, është arrestuar një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë një kontrolli të rregullt, zyrtarët policorë i kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me kalibër 9mm, së bashku me një karikator, në pronësi të shtetasit R.B. (i lindur në vitin 1977).
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tij do të ngrihet një padi penale për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.