Arrestohet 24 vjeçari pasi u kap me armë zjarri e drogë – bastisja në banesë zbulon kokainë

23.10.2025

Një aksion i shpejtë i Policisë ka çuar në arrestimin e një të riu në Fushë Kosovë, teksa u kap me armë zjarri pa leje dhe substancë narkotike.

Arrestohet 24 vjeçari pasi u kap me armë zjarri e drogë – bastisja në banesë zbulon kokainë Foto: Ilustrim

Sipas burimeve të besueshme të Gazetës Sinjali, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 17:30, në rrugën “Besa Besë”, në restorantin “Kopshti”. Një zyrtar policor që ndodhej në lokacion ka vërejtur disa persona të dyshimtë dhe menjëherë ka njoftuar njësinë e Hetimeve të Stacionit Policor në Fushë Kosovë.

Pas arritjes së hetuesve, janë legjitimuar dy persona: B. Shala, rreth 24-vjeçar, Sh. Laci, rreth 24-vjeçar.

Gjatë kontrollit, te B. Shala është gjetur një pistoletë e tipit TT, një karikator dhe 7 fishekë kalibri 7.62 mm të markës PPU TT, ndërsa te Sh. Laci është gjetur një brisk me teh 9 cm të markës Browning. Të gjitha sendet e gjetura janë sekuestruar nga policia.

Në prani të avokatit mbrojtës, Shala është intervistuar dhe më pas, me urdhër të Prokurorit Kujdestar, është bastisur banesa e tij në rrugën “Shefki Kuleta”, objekti “Apollonia” në Prishtinë, ku policia ka zbuluar dhe sekuestruar 2.22 gram substancë që dyshohet të jetë kokainë.

Pas konsultimit me prokurorin, ndaj B. Shalës është iniciuar procedurë penale për: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit./Sinjali/

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More