Arrestohet 19-vjeçari B.M. që tentoi grabitje nën kërcënimin e armës
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një person të dyshuar, i cili mbrëmë dyshohet se ka tentuar të kryejë një grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë.
Foto: Ilustrim
Ndërhyrja e shpejtë e zyrtarëve të stacionit policor Veriu, si dhe veprimet intensive hetimore dhe operative, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Policia ka bërë të ditur se i arrestuari është:
- B.M., mashkull, 19 vjeç
Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedura për dy vepra penale: “Grabitje” në tentativë dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ku do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë publike dhe ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme e profesionale ndaj çdo akti kriminal që cenon rendin dhe qetësinë në vend.