Arrestohen dy policë, dyshohet që i kërkuan para qytetarit që të mos e gjobisin

para 54 dite

Dy zyrtarë policorë të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Pejë janë arrestuar sot nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”. Lajmi u bë i ditur nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përmes një njoftimi për media.

Arrestohen dy policë, dyshohet që i kërkuan para qytetarit që të mos e gjobisin

Sipas njoftimit të IPK-së, arrestimi i policëve erdhi pas informacioneve të pranuara nga një qytetar. Ky i fundit ka njoftuar se dy zyrtarët policorë i kishin kërkuar një shumë të konsiderueshme parash në këmbim të mos shqiptimit të një gjobë.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar sot informacione nga një qytetar i cili pretendonte se dy zyrtarë policorë nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se zyrtarët policorë e kishin ndaluar qytetarin në një pikë kontrolli dhe për të mos i shqiptuar gjobë i kanë kërkuar qytetarit një shumë monetare”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Pas marrjes së denoncimit, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, duke rezultuar me arrestimin e dy zyrtarëve policorë.

“Pas veprimeve paraprake hetimore të kryera nga hetuesit e IPK-së, janë arrestuar dy zyrtarët policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” dhe të njëjtëve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, theksohet në njoftim.

Etiketat

Ofertat e fundit