Ambasada e Britanisë së Madhe dhuron pajisje të sofistikuara për Policinë e Kosovës
Policia e Kosovës, përmes Departamentit për Kufirin, ka pranuar një donacion nga Ambasada e Britanisë së Madhe që përmban pajisje të avancuara për punë policore në terren.
Donacioni përfshin:
• 1 pajisje për zbulim (Skaner X-ray) me vlerë 37,749.00€,
• 2 detektorë për kontrabandë (Buster) me vlerë 4,963.75€,
• 68 bateri dore ndriçuese,
• 75 zmadhues për dokumente,
• 280 bateri 1.5 volt për zmadhues të dokumenteve, dhe
• 100 zmadhues për dokumente.
Gjatë ceremonisë së pranimit të donacionit, drejtori i Departamentit për Kufirin ka falënderuar përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar Policisë së Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e këtij donacioni në përmirësimin e efikasitetit dhe profesionalizmit të policisë, duke përfshirë pajisjet elektronike të sofistikuara dhe trajnimet e ofruara për përdorimin e tyre.
Policia e Kosovës shprehu mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen, duke theksuar ndikimin pozitiv që kjo ka pasur në përmirësimin e punës dhe ofrimin e sigurisë më të mirë për qytetarët.