Sipas raportit zyrtar, gjatë këtij intervali kohor janë shkaktuar gjithsej 45 aksidente trafiku, prej të cilave 19 kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 25 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka apeluar drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të shmangur ngjarje të tilla.
Përveç aksidenteve, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë shqiptuar 2050 gjoba trafiku ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Këto masa, sipas policisë, kanë për qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.
Në fushën e sigurisë publike, raporti zbulon se brenda 24 orëve janë arrestuar 28 persona për vepra të ndryshme penale. Prej tyre, 14 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë transferuar në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për bashkëpunim të qytetarëve me organet e rendit dhe respektim të ligjit, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe parandalimit të veprave të kundërligjshme në vend.