30 aksidente e mbi 1 mijë tiketa të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit

13.05.2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur rreth 30 aksidente.

30 aksidente e mbi 1 mijë tiketa të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit Foto: Ilustrim

Prej tyre 13 kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 17 me dëme materiale.

Ndërkaq gjatë kësaj periudhe kohore, policia ka shqiptuar 1 mijë e 470 gjoba trafiku.

Janë arrestuar 17 persona dhe 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.