100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në kufirin Kosovë–Serbi

16.08.2026

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në Pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë.

100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në kufirin Kosovë–Serbi Foto: Ilustrim

Gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi të linjës ndërkombëtare, zyrtarët kanë gjetur dhe sekuestruar 100 mijë euro, të ndara në 500 kartëmonedha nga 200 euro.

Sipas autoriteteve, paratë nuk i ishin nënshtruar procedurave të detyrueshme të deklarimit.

Mjetet monetare janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.

Policia e Kosovës dhe Dogana kanë theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional do të vazhdojë me qëllim të zbatimit të ligjit dhe forcimit të sigurisë financiare në vend.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More