Si çdo herë me infuzione ndërkombëtare!

10.12.2019

Shkruan – Zenun Rusi Lexuesi i vemendshem është gjetur para nje kaosi te vertete informativ, bombardimit të përditshem për zgjidhjen e krizës politike të krijuar nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, kryesisht nga portalet të cilat po i grryej ashtat e subjekteve politike. Këto portale që nga ky ngërç nuk ka pasur çaste të cilat […]

Si çdo herë me infuzione ndërkombëtare! Foto: Zenun Rusi

Shkruan – Zenun Rusi

Lexuesi i vemendshem është gjetur para nje kaosi te vertete informativ, bombardimit të përditshem për zgjidhjen e krizës politike të krijuar nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, kryesisht nga portalet të cilat po i grryej ashtat e subjekteve politike.

Këto portale që nga ky ngërç nuk ka pasur çaste të cilat nuk kanë dhënë dezinformata ne lidhje me koalicionet dhe thyerjet e LVV dhe LDK-së Por skena politike ndoshta ose e paaftë për gjetjen e zgjidhjes, ose nga lakmia për pushtet, herë LVV-ja e herë LDK-ja, ja hudhin topin njëra tjetrës, siç duket lideret tanë janë mësuar për infuzione nderkombëtare, ndoshta jo për flakaresha.

Nderkaq , populli i sterlodhur nga varfëria dhe problemet me të cilat përballet çdo ditë, qofshin ato reale apo artificiale mashtrohet ne vazhdimesi dhe iu beson të gjithëve.

Pra, është një sakrificë që nuk bëhet për të miren e atij që e bënë sakrificën por për të mirën e atyre që aspak nuk sakrifikohen por perfitojnë nga të sakrifikuarit, në shumë mënyra! Tani prap ka paralajmrime që populli të bëj zgjidhje duke u thirrur nga VV-ja se do te ketë praqp zgjedhje ne Kosovë.

Deri kur nuk do ta lënë popullin e qetë me ato hallet e veta që i ka? Një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës ishin kritikë në kohën kur emri i Presidentës së Kosovës doli nga ambasada e SHBA-ve dhe e mori bekimin e Parlamentit të Kosovës, të gjithë atëherë kritikonim, se pse ndërhynë ndërkombëtaret. Tani po e shofim se pa ndërhyrje nga ndërkombëtaret ne nuk mund të dalim nga kriza politike institucionale.

Askush prej subjekteve politike as LVV-ja që tani po bëhet bllokuese e procesit përmes njerzve te SHIK-ut qe i ka aty brenda për brenda, por as LDK-ja qe tani ka pranuar qe VV-së i takon që te thirr megociata për formimin e qeverisë dhe mos të mundohen të ja hudhin përgjegjësinë për këtë bllokadë njëra-tjerës.

Që të dyja do të janë fajtore për këtë gjendje që e kanë sjellur vendin, si në opinionet ndërkombëtarë si para popullit. Fajet më së shumti i ka populli, ky që po ju jep forcë përmes votës.