Bizneset Vende Pune Ofertat

FSK një institucion model për vendin dhe për rajonin

FSK një institucion model për vendin dhe për rajonin

27.11.2018 OP-ED

Themelimi dhe trajnimi i FSK-së është pikërisht një prej avantazheve më të mëdha të sigurisë kombëtare të Kosovës. Një institucion i nisur nga fillimi. Me standardet më të larta demokratike të NATO-s.

Kredibile, përfaqësuese dhe e gatshme.
Kjo është Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). Një institucion model për vendin dhe për rajonin. Institucioni më i besueshëm për vite e vite me radhë nga qytetarët e Kosovës. Me rritje të dukshme, anipse jo deri në masën sa synojmë, të besueshmërisë edhe të komunitetit serb në Kosovë.
FSK sot feston Ditën e Forcës! Është 27 Nëntori, kur qytetarët mund të vizitojnë FSK-në me dyer të hapura. Është dita kur nxënësit e vendit tonë mund të marrin motiv për t’i shërbyer atdheut.
Shërbimi ndaj atdheut është thelbi i pjesëtarëve të FSK-së. Të përgatitur mirë, të edukuar, kredibilë dhe të gatshëm për të kryer detyrën e vet Kushtetuese dhe ligjore.
Ata dhe ato janë nga të gjitha komunitetet. Përfaqësojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk kanë dhe asnjëherë nuk do të kenë dallim.
Siguria në Kosovë është përmirësuar në vazhdimësi. Institucionet e sigurisë, në përgjithësi, dhe FSK, në veçanti, kanë bërë hapa të mëdhenj në modernizimin e tyre.
Sot, FSK është institucion i krahasueshëm me shtetet anëtare të NATO-s. Zaten, FSK është produkt i NATO-s. Është fëmijë i NATO-s.
Shtetet që kalojnë nga një sistem në sistem tjetër, zakonisht një prej vështirësive më të mëdha që hasin është transformimi i institucioneve të sigurisë. Kështu ka ndodhur dhe po ndodh me secilin shtet tjetër në rajonin tonë.
Themelimi dhe trajnimi i FSK-së është pikërisht një prej avantazheve më të mëdha të sigurisë kombëtare të Kosovës. Një institucion i nisur nga fillimi. Me standardet më të larta demokratike të NATO-s.
Që nga viti 2009, kur FSK kishte marrë formën e saj, përgatitjet e vazhdueshme kanë dëshmuar për gatishmëri të avancuar për mision të ri.
Tashmë, kur jemi më së afërmi për të ndryshuar misionin e FSK-së, Kosova merr përgjegjësinë për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe sigurinë globale.
Një tregim i shkurtër dhe motivues do të ishte: Një popul i vogël që literalisht është shpëtuar falë ndërhyrjes së shteteve demokratike, 20 vjet më pas është i gatshëm të ndihmojë (bashkë me shtetet demokratike) popujt tjerë në vështirësi.
Dhe, pjesëtarët e FSK-së janë të gatshëm që krah-për-krah me ushtritë e vendeve të NATO-s të ndihmojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin anëkënd botës.
Ky është tregimi i Kosovës.
Kjo është Forca Jonë Moderne.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende28 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë