Qytetarët duan qeveri të integrimit e zhvillimit, jo të bllokimit

04.03.2020

Shkruan Urim Suka Për aq sa është e rëndësishme që çdo vendim i kundërligjshëm të shfuqizohet, çdo përson i rekrutuar kundërligjshëm të shkarkohet edhe më e rëndësishme është që vendimet për politikën e jashtme të jenë të kordinuara mes të gjitha partive politike e veçanërisht mes partive të koalicionit qeverisës e gjithnjë në konsultim dhe […]

Qytetarët duan qeveri të integrimit e zhvillimit, jo të bllokimit Foto: Ilustrim

Shkruan Urim Suka

Për aq sa është e rëndësishme që çdo vendim i kundërligjshëm të shfuqizohet, çdo përson i rekrutuar kundërligjshëm të shkarkohet edhe më e rëndësishme është që vendimet për politikën e jashtme të jenë të kordinuara mes të gjitha partive politike e veçanërisht mes partive të koalicionit qeverisës e gjithnjë në konsultim dhe kordinim me SHBA-të dhe BE-në.

Kosova dhe populli i saj fatin e tyre e kanë ngusht të lidhur me SHBA-të dhe BE-në.

Një gjë e tillë nuk duhet shihet si pengesë, por përkundrazi kjo duhet shihet si vlerë e duhet ruajtur e kultivuar në vazhdimësi. Politika e kauzave fiktive e bllokadave politike, ekonomike e zhvillimore e pakordinuar me SHBA-të dhe BE-në kanë bllokuar qytetarët e Kosovës dhe zhvillimin demokratik të saj.

Qeveria e re në themelet e saj nuk duhet të ketë thjeshtë shfuqizimet, e shkarkimet si agjendë kryesore politike, por agjenda e saj duhet të jetë integruese e zhvillimore.

Qeveria e re nuk mund të shty agjendën e saj drejt integrimit dhe zhvillimit pa kultivuar, ruajtur e rritur miqësinë e përhershme me SHBA-të e BE-në. Vizioni i LDK-së për miqësi të përjetshme me SHBA-të e BE-në është vizion i zhvillimit e integrimit që duhet të jetësohet sa më parë.

Koha është për qeverinë e integrimit e zhvillimit, bllokimi duhet të jetë për politikanët mashtrues e të korruptuar, bllokimi është për politikanët e kauzave fiktive që izoluan Kosovën për tri vota më shumë, bllokimi nuk është për qytetarët, ata duan zhvillim e integrim, ata duan vende pune, shtet ligjor.