Qytet i gjelbërt dhe i pastër !

13.10.2019

Shkruan Brahim Thaqi Në qytetin e Suharekës është i njohur Bali Muharremaj, i cili si kryetar komune e ka kuptuar rëndësinë e përgjegjësisë publike dhe prandaj është aktiv, këmbëngulës dhe insistues në slloganin e tij kur deklaron se “Suhareka do të mbetet qyteti më i gjelbërt dhe më i pastër në Kosovë”. Dikur në qeverisjet […]

Qytet i gjelbërt dhe i pastër ! Foto: Brahim Thaqi

Shkruan Brahim Thaqi

Në qytetin e Suharekës është i njohur Bali Muharremaj, i cili si kryetar komune e ka kuptuar rëndësinë e përgjegjësisë publike dhe prandaj është aktiv, këmbëngulës dhe insistues në slloganin e tij kur deklaron se “Suhareka do të mbetet qyteti më i gjelbërt dhe më i pastër në Kosovë”.

Dikur në qeverisjet e kaluara, saktësisht më 2016 ka pasur vetëm një inisiativë në Asamblenë Komunale, për krijimin e një deponie legale por pa hapa konkret të një funksionimi të saj. Vetëm pas ardhjes në pushtet të Kryetarit Muharremaj u hapë rruga që të dërgon deri tek ajo zone, si infrastrukture konkrete e një hapi të parë.

Bali Muharremaj si kryetar komune ndërmorri një hap konkret qysh vitin e kaluar, duke mobilizuar institucione komunale e regjionale, biznese të cilat morrën përgjegjësi konkrete, pastaj shoqëri civile, artistë, sportistë, nga sektori i mjeksisë, nxënës e mësimdhënës dhe grupe të ndryshme, për një ditë tjetër të madhe më 22 Prill ( Dita e Tokës) të vitit të kaluar 2018, ku mobilizoi mbi 7000 persona.

U dha edhe ftesa për subjektet politike opozitare, të cilat u bashkangjitën dhe kështu u tregua shembulli i mirë në Kosovë se si organizohen qytetarët në Suharekë.

Muharremaj ato ditë ka deklaruar se -” I shqetësuar me gjendjen e tanishme të trajtimit të mbeturinave në komunën tonë, e shoh si shumë urgjente dhe të domosdoshme nevojën për ndryshim të madh dhe rrënjësor, çështjen e menaxhimit të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë.”

Përtej një deklarate pati hapa konkret që u zbatuan në tërë territorin e komunës siç ishin;

  • Fushata e pastrimit të ambientit, i shoqëruar edhe me një vendim që u miratua nga Asambleja Komunale me propozim të Kryetarit Bali Muharremaj, që në Ditën e Shtunë të javës së fundit të secilit muaj të organizohen aktivitete vullnetare për pastrim;
  • Largimi i të gjitha deponive ilegale, tregoi një synim madhështor i cili pati jehonën opozitare aty këtu se kjo është thuajse e pamundur. Shumë hapsira u pastruan e u gjelbëruan me një vendosje të tabelës që thërriste për vedijësim në të ardhmen – “Mbaje ambientin pastër”;
  • Pastrimi i lumenjëve ndodhi për herën e parë, duke treguar gadishmërinë e një të ardhme e cila ndodhi në fshatra e qytet, për një pamje të re e cila krijonte shpresën që dikur cilësohej si luftim imagjinar me mbeturinat.
  • Krijimi i parqeve të gjelbërta veqëse po ndodhë. Ato duken dhe flasin përmes lojës së fëmijëve, qetësisë në kujtimin e të moshuarve dhe ecjes së të dashuruarve.

Sot ka një kontratë 5 vjeçare, për dhënjen në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës, me miratimin e Asamblesë Komunale. Kompania fituese sipas kontratës do të mirëmbajë dhe menaxhoj me atë zonë e cila ndodhet në Shirokë. Pra, gjithçka u aktivizua nga hiq gjë.

Sfidë është vedijësimi për mbrojtjen e ambientit, i cili ka mbështetje ligjore për dënim ndaj atyre që e dëmtojnë ambientin, por ka neglizhencë të inspektorëve dhe institucioneve gjegjëse që duhet ta ballafaqojnë këtë dukuri.

100.000 euro ishte Granti i Performancës që përfitoi Suhareka, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor në Fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”.

146.729.00 euro Komuna e Suharekës i ka fituar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor poashtu, sipas procesit të vlerësimit për kritere të qasjes dhe indikatorët e performancës, në pastrimit e ambientit dhe aktivitete të tjera.

A mund të bëhet edhe më tepër ?
Natyrisht, po.

3000 drunjë dekorativë po mbillen në këtë kohë për ta shtuar gjelbërimin.

Thuajse çdo ditë e çdo javë Bali Muharremaj ka mbështetur Kompaninë e Pastrimit “Eko-Regjioni”, qoftë me aktivitete e me pjesëmarrje direkte.

A ka mundësi që të kem harruar të theksoj edhe ndonjë aktivitet tjetër, i cili ndodhi në këtë periudhë kohore ?

Sigurisht.

Lirisht mund ta theksoni në koment, ta deklaroni publikisht apo edhe të debatoni.

Një gjë është e sigurtë që Bali Muharremaj nuk është ndalur me punë konkrete.

Sidoqoftë ka ende punë dhe angazhim që ta meritojmë epitetin Qytet i gjelbërt dhe i pastër.