Një dorëheqje taktike dhe një “probllematik gaj” me ase nën mëngë!

  • 21.07.2019
Një dorëheqje taktike dhe një “probllematik gaj” me ase nën mëngë!

Herolind Bytyçi – satirist

E premtja e datës 19 korrik ishte pothuajse ditë gëzimi për shumë qeveritar, për faktin që edhe për këtë fundjavë do të vazhdonin luksin që ua ofronte pozita që kishin por që ditët e fundjavës zakonisht ishin “qershia mbi tortë” duke vazhduar kënaqësitë e tyre në vendet bregdetare të shteteve fqinje e përtej Urës së Gallatës!

Por kjo ndryshoi brenda pak minutave, jo pse moti do të ndryshonte gjatë kësaj fundjave apo do të ishin të ngarkuar me punë për hirë të mirëqenies së qytetarëve, por për faktin se kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj kishte vendosur të dorëhiqej nga pozita që barte si kryeministër i vendit. Shokuese dhe e papritur!


E papritur për të gjithë, si për qytetarët e deri tek spektri i gjërë politik, sidomos për partnerët e koalicionit, e në anën tjetër ishte lajm dhe vendim shokues për ata që ishin “rahatuar” në pozita të gatuara nga brumi i kushteve të koalicionit. Në të shkruarit më të thjeshtë për këta të fundit mesazhi ishte: “Lluksi këputet prej s’trashi!” Të shkretëve ju thyen të gjitha planet për pushimet verore, kush do të gogësonjte nga mojitot (pije freskuese) buzë plazhit?!

Për të mos i ikur emëruesit të përbashkët të kësaj “pseudo-analize”, dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj. Dorëheqje që sipas kryeministrit kishte ardhur për faktin që ai tashmë kishte pranuar një ftesë nga Dhomat e Specializuara për intervistim në cilësinë e të dyshuarit dhe se sipas tij, ai preferonte që me këtë gjykatë të përballet si qytetar i Republikës së Kosovës, e jo si kryeministër!

Kjo dorëheqje në aspektin moral tregon burrërinë e Haradinajt, siç edhe kishte vepruar në vitin 2005 kur ishte thirrur nga Gjykate e Hagës, por në aspektin politik gjithmonë sipas mendimit tim nëse mendojmë që gjithçka po shkonte vaj më duket paksa e pa kalkuluar sepse ishte vetëm një ftesë që mbrapa saj ende mbetet enigmatike se çka fshihet dhe cili do të jetë rezultati përfundimtar. Thënë më shkurt nuk kishte aktakuzë të ngritur dhe nuk do të duhej të nxitohej duke e ditur se shumë ish-pjestar të UÇK-së tashmë ishin ftuar dhe intervistuar po në cilësinë e njëjtë siç edhe është ftuar Haradinaj,  jetojnë dhe veprojnë njëjtë, e që kjo në aspektin praktik, jo atë logjik nënkupton që nëse do të ngritej ndonjë aktakuzë ndaj Haradinajt do të duhej kohë, të paktën disa muaj, për të mos paragjykuar dhe gjithmonë duke mos ju gëzuar këtij vendimi për këtë arsye, përndryshe do të dilja komplet “imbecil”.

Në aspektin politik dorëheqjën e Haradinajt e shoh lëvizje taktike të tij, duke mos harruar pëlqyeshmërinë e tij nga kabineti i Merkel dhe para tashmë kishin filluar planet që të ja prenin rrugën, vetëm se ishte qështje numrash. Gjithashu do të ishte edhe një goditje për partnerin kryesor të koaliconit, PDK-në e Kadri Veselit, që ti tregonte se jo vetëm ti di të rrëzosh dhe atë në momentin më të papërshtatshëm për të dhe partinë e tij, duke u bazuar në sondazhe! Këto i them duke u bazuar në vetë deklaratën e së premtes të kryeminsitrit Haradinaj dhënë nga selia e tij ku tha se prapë do të garonte nëse mbahen zgjedhjet. Nëse nuk ndryshojnë gjërat brenda natës dhe në përputhshmëri me nenet e kushtetutës zgjedhjet do të jo më herët se me 1 shtator dhe jo më larg se 15 shtator, 8 shtatori duket më ideal! Duke llogaritur që kemi zgjedhje më 8 shtator atëherë këtu shtrojmë një pyetje: nëse Haradinaj do të garonte për duke synuar postin e kryeministrit dhe “kushtimisht” të themi që do të fitonte, prapë pozita e tij përballë Dhomava të Specializuara aka Gjykatës Speciale nuk do të ndryshonte. Ku është logjika këtu?!

Si do që të jetë vendimi i Ramush Haradinajt solli një momentum të ri, një situatë të paparashikueshme për të gjithë, sidomos për kalkuluesin më të madh të skenës politike, për atë që ka orkestruar pothuajse çdo lëvizje në skenën politike, presidentin Hashim Thaçi. Nëse deri sot për këso taktikash presidentit nuk ju ka trembur syri, mendoj se kjo taktikë e Haradinajt vetëm i ka “dridhur” pak çerpikun. Por për presidentin është një prapë një sfidë e zakonshme, një sfidë që ai e ka mjeshtrinë e duhur si ta menaxhojë ose thënë shkurt ai ndihet i gjallë kur ka këso sfidash, është vetvetja, tamam çka i shkon për dore.

Në një sallë ku në krahun e tij të djathtë presidenti Thaçi kishte homologun e tij serb, Vucic, homolog vetëm nga ana e Thaçit ky i fundit në anglishten e tij ishte shprehur “vi ar not probllematik gajs” që në shqipen tonë është “ne nuk jemi djemë problematik” që dëshironte të nënkuptone “ne jemi ca dele që thjeshtë kemi humbur rrugën”!

Një “probllematik gaj” që të gjithë po mendojnë që është zënë “gajfil” por që unë mendoj se ose nuk e njohin ose nuk dëshirojnë ta pranojnë se ai është në gjendje të bishtnohet e të përbirohet në këso situatash. Kujtojmë këtu vitin 2013, vit në të cilin Republika e Kosovës kishte mbetur pa institucione për 6 muaj vetëm për të vetmën arsye që PDK e Hashim Thaçit asokohe të shkonte në opozitë, ku në njërën anë ishte Hashim Thaçi i vetmuar (sepse shumica brenda PDK-së tashmë ishin pajtuar se do të shkonin në opozitë) dhe në anën tjetër blloku i famshëm VLAN. Një rreshtim tejet interesant dhe me një përfundim kundërthënës, ku LDK e Isa Mustafës pranoi që të bashkqeveriste me PDK-në vetëm dhe vetëm për hatër të proceseve që po kalonte Kosova asokohe dhe presionit të ushtruar nga bashkësia ndërkombëtare, që duke e krahasuar me proceset që gjendet sot Kosova, me një taksë 100% që ka bllokuar procesin e dialogut e që ka acaruar shumë miq, me një marrëveshje “win-win” pothuajse të gatshme për tu nënshkruar, mos të them tashmë të shtypur(printuar), presioni i ndërkombëtarëve nuk e besoj që do të jetë më i vogël së atëherë!

Pa dashur që të vlerësoj LDK-në si parti “institucionaliste” që është, por gjithmonë duke u mbështetur në marrëveshjet-hatrore të saj me tashmë presidentin, Hashim Thaçi dhe nga mbarëvajtja e kuvendeve zgjedhore të saj mendoj që ASI nën mëngë i njëmend “probllematik gaj” do të jetë kuvendi zgjedhor dhe kryetari i ardhshëm i LDK-së më datën 3 gusht.

Duke filluar që nga data 22 korrik(e hënë) kur edhe në formë institucionale kryeministri njofton presidentin për dorëheqjen e tij, ky i fundit ka dhjetë ditë për të quar vendin në zgjedhje ose për ti dhënë mundësinë PDK-së të formojë qeverinë, që nënkupton se data e fundit është para 3 gushtit dhe se kryetar i LDK-së është ende Isa Mustafa.  Dhe nëse hipotetikisht PDK merr mundin që të krijoj qeverinë e re pa shkuar në zgjedhje prapë ka një periudhë kohore që të teston veten me cilindo partner që ndoshta i bashkohet, kjo diku 10-15 ditë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK-së. Thënë shkurt ajo çka po mundohem të konkludoj është se presidenti do mundohet ta gjejë “asin nën mëngë” te LDK dhe kryetari i ardhshëm i saj madje duke e dhuruar postin e presidentit dhe duke u kthyer si kryeministër! Se cilin asë do ta nxjerrë presidenti ose çka do të përdorë nga kapela e tij magjike do ta mësojmë brenda 10 ditëve.   

Përndryshe jam pro zgjedhjeve!

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë