“Në jetë duhet pasur vullnet e durim të mirat vijnë pastaj” (Ibrahim Rugova)

Tentuan të na përqajnë, tentuan të marrin gjithçka për vete, tentuan ta ndryshojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor.

Përdoren analista e banalista, media, video e çka tjetër. Thanë e çka nuk thanë për secilin prej nesh! Morën veprime e vendime të njëanshme, maltretuan secilin qytetar, edhe ata që i kishin besuar më 6 tetor.

Ndoshta kanë harruar që negociatat po bëheshin me LDK-në e jo me PAN-nin. Në fund e kuptuan që “Në jetë duhet pasur vullnet e durim të mirat vijnë pastaj” ( Ibrahim Rugova )

Filluan t’i kthehen votës qytetare të 6 tetorit, filluan t’i ndalin analistat e banalistat, filluan t’i ndalin videot e vendimet e njëanshme, filluan t’i tërhjekin ato vendime, filluan të kuptojnë realitetin, filluan ta kuptojnë që të negociosh me LDK-në duhet pasur vullnet e durim.

Koalicioni LDK-VV ishte kërkesë qytetare dhe si i tillë duhej jetësuar. Sot më shumë se çdo ditë tjetër kemi arsye të besojmë se “Në jetë duhet pasur vullnet e durim të mirat vijnë pastaj” (Ibrahim Rugova).

Shkruan – Urim Suka