Kriza politike në kohën e krizës botërore

18.03.2020

Në një situatë ku ndodhet vendi të krijosh me qëllim dhe pa arsyen më të vogël një krizë të tillë politike është më shumë se papërgjegjësi, është lojë politike dhe e papranueshme me fatin e shumë qytetarëve. Në këto momente të vështira që po kalon vendi qytetarët nga një kryeministër presin vendime profesionale dhe të […]

Kriza politike në kohën e  krizës botërore Foto: Ilustrim

Në një situatë ku ndodhet vendi të krijosh me qëllim dhe pa arsyen më të vogël një krizë të tillë politike është më shumë se papërgjegjësi, është lojë politike dhe e papranueshme me fatin e shumë qytetarëve. Në këto momente të vështira që po kalon vendi qytetarët nga një kryeministër presin vendime profesionale dhe të dobishëm për ta e jo vendime për protagonizëm politik.

E para
Albini me këtë vendim ka shkelur marrveshjen që ka nënshkruar vet. Duke mos konsultuar kryetarin e LDK-së para se të merret vendimi për shkarkim.

E dyta
Arsyetimi i këtij vendimi nga ana e Albinit është qesharak, jo profesional, jo serioz, dhe në ndërdije teper i rrezikshëm për faktin se shprehja e mendimit të lirë në një shoqëri demokratike është minimumi i të drejtës së secilit individit.

E treta
Albini me këtë vendim ka krijuar një krizë politike të qëllimshme për interesa të ngushta politike, por tejet të dëmshme për qytetarët e Kosovës

E katërta
Albini me këtë vendim ka dëshmuar që për të dhe politiken që ai përfaqson është më e rëndësishme lufta kundër LDK-së se sa rrugëtimi i përbashkët për t’i sjell zhvillim e integrim vendit dhe qytetarëve të tij.

Të dashur qytetarë, ky vendim ka sfiduar marrveshjen e koalicionit, ka shkelur tinëzisht këtë marrveshje, ka sjellur një krizë politike në krizën më të madhe që po kalon vendi. Unë besoj në LDK-në dhe pres që LDK do marrë vendimet e duhura për ta drejtuar Kosovën drejt rrugës së integrimit dhe zhvillimit. Si rruga e vetme që siguron shtetësinë tonë dhe prosperitet e zhvillim për qytetarët e vendit.

Shkruan – Urim Suka