Kauzatë! Shkruan – Xhemajl Kolgeci

11.03.2020

Shkruan Xhemajl Kolgeci Gënjeshtra dhe e vërteta aq shumë janë ngatërruar mes veti sa që duken sikur janë miqësuar edhe pse dikur ishin armiq të përbetuar(përshtatje nga huazimi). Pseudo-intelektualë e pseudo-patriotë të ndryshëm përbaltin figura të pastra si loti, me etiketime verbale nga më të ndryshmet si; mashtrues, prorus, pro ashtu e pro kështu. Ekstremistët […]

Kauzatë! Shkruan – Xhemajl Kolgeci Foto: Ilustrim

Shkruan Xhemajl Kolgeci

Gënjeshtra dhe e vërteta aq shumë janë ngatërruar mes veti sa që duken sikur janë miqësuar edhe pse dikur ishin armiq të përbetuar(përshtatje nga huazimi). Pseudo-intelektualë e pseudo-patriotë të ndryshëm përbaltin figura të pastra si loti, me etiketime verbale nga më të ndryshmet si; mashtrues, prorus, pro ashtu e pro kështu.

Ekstremistët injorantë përbaltën edhe figura të ndritura kombëtare historike, të para 500 viteve, andaj nuk duhet të habitemi aq shumë prej këtyre të ditëve të sotme, kur është në pyetje pushteti që u sillte çdo gjë. Egoizmi, ligësia, xhelozia, fanatizmi, dëshira për pushtet janë shumë të dukshme dhe shumë prezent, të cilat po e dëmtojnë imazhin tonë kombëtarë gjithandej.

Elita jonë politike edhe në momentet më dramatike kur vriteshin e masakroheshin çdo ditë shqiptarët nuk arrinin të ishin unik. Sëmundja patologjike për pushtet po vazhdon si një epidemi, ndoshta, më shumë se kurdoherë. Bëhen agresiv si arusha kur t’ ja marrin të vegjlit. A mund të krahasohet humbja e pushtetit me humbjen(rrëmbimin) e foshnjave. Te ne bëhet e pakrahasueshmja e krahasueshme e pa besueshmja e besueshme! Ç’tronditje! Ç’maskarallëk! Ç’katandi!

Është shumë e habitshme se si mund të bënte “korrigjime”( apo të ndodhte kjo) nga një njeri(president), pa grupin negociatorë qeveritarë(mirë të paguar), pa përkrahje politike, pa kuvend, me kundërshtitë qytetare etj!? Sa qesharak bëhej (e po bëhet) Hashimi me idetë e tij të lëvizjes së kufijve duke i pagëzuar me nocione të ndryshme, ndonjëherë me hamendje të çastit! Dikur filloi të bëhej supremen i rangut botëror se ai do ta merrte Luginën pa prekur kufijtë e Kosovës. Sa egoiste dhe pështirë dukej fraza e tij e shpeshtë “Unë nuk lejoj që …” Shkaktonte haharisje të zgjatur! Retrospektivë: Disa muaj, ndoshta një vit, para se t’ia ndërronte emrin partisë Hasha dukej si qura në mjegull duke shikuar djathtas e majtas. Derisa ishte majtas kishte nuhatur me vëmendje, se ka po anon vota e elektoratit, drejtimin.

Edhe pse ishte i motivuar nga majtistët fqinjësor ai e braktisi ideologjinë e tij të brumosur sepse shumë më shumë e donte pushtetin. Emrin e ri të partisë, e përafroj me emrin e partisë tjetër djathtiste që asokohe merrte shumë ma shumë vota se ajo, që tu ngatërrohej emri gjatë zgjedhjeve, për të marrë ndonjë votë më shumë. Bëri edhe shumë gjëra të tjera për të fituar pushtet… Partia e tij mbeti e pa profilizuar deri më sot. Mendonte se ajo ka rëndësi( e djathë e majtë). Në fund doli se kjo nuk paska rëndësi për qytetarët.

Shtrohet pyetja pse dhe si tarifa(taksa) mundi ta mbronte (e mbrojë) copëtimin e Kosovës?! Po të mund ta bënin ndarjen e Kosovës do ta kishin bërë edhe me tarifë. Për çfarë ajo mund të ishte pengesë!? Subjekti i tarifës këmbënguli në të aq shumë duke bërë bujë. Mendonin se do të përfitonin shumë në elektorat gjatë fushatës së zgjedhjeve, nga kjo gjë. Megjithatë, tarifa pati të mira sepse ne qytetarët u ndjemë për herë të parë tamam sovranë dhe u shtua prodhimi vendor. Analogji: Ishte taksa e vënë më 2018 kur Amerika edhe pse e kundërshtoi taksën i dha dritën jeshile kryeministrit Haradinaj për formimin e ushtrisë, një ngjarje historike për Kosovën. Tani kur taksa është hequr 50% dhe po shkohet nga heqja e tërësishme Amerika me të njëjtin president po bënë presion aq të madh sa që po kërcënon(frikëson) me tërheqjen e ushtrisë nga Kosova. Si shpjegohet kjo?! Pse kryeministri i atëhershëm nuk u quajt antiamerikan dhe as tani i cili po e kundërshton me ashpërsi e arrogancë heqjen e taksës(tarifës)?! Fj. Pop. Dardha ka bisht.

Të gjitha qeveritë me koalicione të ndryshme, (të natës e ditës) deri më 4 shkurt 2020, keqpërdorimet e tyre të pa fund i arsyetonin me abstraksione të ndryshme jo shteti i ri, jo ajo jo kjo. Menjëherë pas lufte donacione e ndihma pa fund, vinin nga e gjithë bota, më pas filloi shitja e pasurisë shtetërore(asete e tokë) krahas tenderëve, bordeve, qerave etj. etj. dhe nuk u ngopën kurrë, sikur lëngonin nga diabeti i pangopësisë! Tani humbja e pushtetit po u sjell edhe humbjen e arsyes, logjikës e të dinjitetit njerëzor. Agresiviteti i tyre verbal po shtohet dita ditës pa asnjë argument të vetëm. T’i injorosh nuk mjafton!

Sa furishëm u shpërtheu patriotizmi militanteve të PDK-së dhe vet kryetarit të saj, pas një deklarate të ministrit Reka(të cilën e shtrembëruan qëllimshëm) për vërsulje histerike. Ku ishin ata patriotë kur Kosova humbte tokë ngado që bëhej demarkacioni, ku ishin kur po tentohej të bëhej bashkësia e komunave serbe me kompetenca ekzekutive(zajednica), ekstraterritoret, ndarja e Kosovës etj. etj. Patriotizëm është atëherë kur i mbron interesat legjitime të kombit tënd e jo me spekulime e me kauza të rrejshme. Tani më shumë se kurdoherë, opozita( e re) patriotizmin po e bënë me pro-amerikanizëm duke e përdorur edhe si mburojë të keqpërdorimeve të bëra, krahas mburojës së UÇK-së. Përmes këtyre shpërfaqjeve, pas humbjes së pushtetit, po u del në pah injoranca, arroganca dhe shumë keqësime tjera të ç’përfytyruara. Njerëzit normal, me të drejtë, thonë me habi e frikë: – Oh Zot nga kush qenkemi qeverisë, duke e ndjerë rrezikun tani për të kaluarën.