“Kali i Trojës” në qeverisjen e kryetarit Bali Muharremaj!

01.02.2019

Nga mitologjia greke kemi lexuar se si grekët e morën Trojën nëpërmjet të famshmit “Kalit të Trojës”, një dhuratë që kishte ushtarë brenda. Edhe pse sot thuhet se vetë historia e Kalit të Trojës është një pjellë e imagjinatës, por sido që të jetë vetë rëndësia që i është dhënë kësaj imagjinate sipas mitologjisë thuhet […]

“Kali i Trojës” në qeverisjen e kryetarit Bali Muharremaj! Foto: Ilustrim

Nga mitologjia greke kemi lexuar se si grekët e morën Trojën nëpërmjet të famshmit “Kalit të Trojës”, një dhuratë që kishte ushtarë brenda.

Edhe pse sot thuhet se vetë historia e Kalit të Trojës është një pjellë e imagjinatës, por sido që të jetë vetë rëndësia që i është dhënë kësaj imagjinate sipas mitologjisë thuhet që Troja u gjunjëzua nga vetë Kali i Trojës.

Por a ekziston një i tillë në qeverisjen e kryetarit, Bali Muharremaj?!

Pavarësisht faktit që kryetari brenda vitit të parë të qeverisjes së tij për dallim nga kryetarët e mëparshëm ka arritur që të jetë tejet dinamik dhe i lëvizshëm, sipas njerëzve të afërm të tij thuhet se ekzistojnë persona në qeverisjen e tij që dëshirojnë ta minojnë vetë kryetarin.

Mirëpo kjo nuk është ndonjë gjë e re në kulturën politike kosovare. Në çdo qeveri të deritanishme kemi parë se si funksionojnë teoritë e konspiracionit duke bërë maksimumin për t’ia lënë në dorë “pataten e nxehtë” njëri-tjetrin.

Edhe te qeverisja e kryetarit Muharremaj sipas njerëzve afër tij thuhet se janë krijuar grupacione të cilët në njërën apo tjetrën mënyrë janë duke funksionuar jashtë vijës politike të kryetarit.

Gjithnjë sipas burimit thuhet se ka raste që kryetari Muharremaj mbahet në terr informativ për vendime dhe investime të ndryshme nga vetë anëtarët e kabinetit të tij.

Qeverisja me persona apo grupacione të tilla jo vetëm që është në dëmë të qytetarëve por edhe të vetë kryetarit, duke minuar kështu edhe pozitën e tij deri te ndonjë ballafaqim me ligjin për ndonjë “aferë” pa vetë dijeninë e tij.