Fati i mësuesit në Kosovë, në duar të ngelësve të tij!

  • 20.01.2019
Fati i mësuesit në Kosovë, në duar të ngelësve të tij!

Shkruan: Nezir Kraki – Profesor universitar ne Universitetin e Parisit

Injoranca s’e kupton mësuesin


Disa megjithatë presin që mësuesit e Kosovës të sillen sikur t’ishin mesues suedezë, dmth pa arsye të forta për grevë, sikur të jetonin në një vend me moral social e politik. Çfarë marrëzie!

Jo o dashamirë, mësuesi i Kosovës ka 20 vite (pas luftes) që shikon i pafuçishëm se si injoranca ia shkaterroi edhe shkollat edhe shtetin. Tash është normale që e njejta injorancë të mos ia kuptoj hallin.

Mësuesi i Kosovës ka 20 vite që është i zënë rob dhe i shantazhuar nga bandat që herë i kërkojnë favore « shkollimi » e herë e kërcënojnë me metoda ndëshkimi.

Edhe më zi…
Mësuesi i Kosovës ka 20 vite që me habi takon ish nxënësit e tij ngelës tash të kravatuar dhe me tituj akademikë, me rroga 5 deri ne 10 herë më të larta se të tijën.

Mësuesi i Kosovës ka 20 vite që është shembull i durimit dhe i qytetarisë në një shoqëri të tejprishur nga apetiti personal.

Po pra, u bënë 20 vite që mësuesi i Kosovës endet kokëulur në shtetin ku shoferi i një kravate injorante çmohet më shumë sesa misioni fisnik i transmetimit të dijes.

Merreni me mend, sot fati i mësuesit është në dorën e ngelësve të tij, në dorën e kravatave injorante që shkollën e shohin si humbje kohe.

Dmth, sot, mësuesi është i obliguar t’i kërkojë ndihmë dhe mirëkuptim injorancës.

Çfarë tmerri!

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë