Burimi kryesor i marrëveshjes VV-LDK duhet të jetë rezultati zgjedhor i 6 tetorit

Foto: Ilustrim

Shkruan – Urim Suka

Të dashur qytetarë,

Burimi kryesor i marrëveshjes VV-LDK duhet të jetë rezultati zgjedhor i 6 tetorit. Qytetarët me 6 tetor VV-së i kanë dhënë 28 deputet dhe LDK-së 28 deputet ( Deputetja Mimoza Kusari Lila edhe pse ishte në listen e VV-së ajo është deputete e Alternativës dhe determinuese e përcaktimit të mandatarit për kryeministër). Në bazë të këtij rezultati rezulton që qytetarët e Kosovës kanë kërkuar balancim të ndarjes së pushtetit VV-LDK.

Oferta e fundit e VV-së dhe sjelljet e vazhdueshme të saj karshi LDK-së në asnjë rast nuk garantojnë ndarjen e balancuar të pushteteve mes VV-së dhe LDK-së. Përkundrazi sjellja dhe veprimet e njëanshme të tyre çdo ditë e më tepër po e minojnë arritjen e marrveshjes.

Kjo ofertë përveç tjerash kërkon rritjen e numrit të ministrive dhe si e tillë bjen ndesh me vullnetin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor dhe rrjedhimisht e çuditërisht shkon në favor të Listës Serbe.

Me këtë rast është emergjente që VV dhe lidershipi i saj t’i kthehet realitetit dhe vullnetit të qytetarëve duke garantuar ndarjen e balancuar të pushtetit dhe duke jetësuar ndryshimin sipas kërkesave të qytetarëve të shprehur me 6 tetor.

Koalicioni VV-LDK është kërkesë qytetare dhe si e tillë duhet domosdoshmërisht të jetësohet.
Çdo vonesë apo dështim i këtij koalicioni është i dëmshëm për vendin dhe kundër vullnetit të qytetarëve të shprehur me votën e tyre në zgjedhjet e 6 tetorit.