Brohoritjet entuziaste u kthyen në heshtje të përmotshme!

Brohoritjet entuziaste u kthyen në heshtje të përmotshme!

Shkruan – Xhemajl Kolgeci

Xhemajl Kolgeci

Cinizmi dyfytyrësia, paturpësia, ligësitë, alibitë e rrejshme nuk po kanë fund! Këto gjëra që i pamë dhe po i shohim çdo ditë të neveritin jashtë mase, shkaktuar nga oponentë e militantë të partisë “institucionaliste”.

Si më parë, vazhdojnë lavdërimet pa kufi se kjo parti është e vetmja me kuadro të shumta se pa këtë parti nuk mund të ketë shtet e as pushtet. Gjatë fushatës elektorale lavdërimet shkonin deri në zenit për Vjosa Osmanin( pa paragjykime) I shkonin zvarrë militantë e kuadro të njohur që mbaheshin me kokën lart. Mbusheshin sheshet me brohoritjet Vjosa! Vjosa!


Pse tani entuziazmi e brohoritja zhurmëmadhe u kthyen në heshtje memece për kandidaten e tyre të admiruar, për kryeministre nga LDK-ja. Tani portalet e shpifura të mbështetësve të tyre po nxjerrin Abrasha, Shala, Huta e Selmana. Se si tani këta u bënë ndër më të mirët e LDK-së. Se si e harruan atë që ua rriti partinë në vazhdimësi nga zgjedhjet në zgjedhje! Ç’është ky idiotizëm, kjo marri, pakuptimsi, hipokrizi, zi e më zi! Linçim i heshtur e i zëshëm i asaj që e ngriti partinë dhe e mbajti fjalën e dhënë. Ndryshimi do të ndodhte vetëm me Vjosën në krye sepse vetëm ajo ishte e palëkundur në parime, dinjitet e çdo gjë tjetër pozitive. Dhe disa militantë mendje-cekur (edhe nga fshatra të thella) me mentalitet e mendësi feudalo-mesjetar, fillojnë të thurin lavde për LDK-në si abstraksion se nuk qenkan me rëndësi emrat e përveçëm por LDK-ja e dokrra të tjera pa fund.

Këtyre mjeranëve tru tharë siç duket u ka hyrë frika në palcë për humbje. Nuk i varin shpresat më tek ajo që u sillte vota dhe tani çirren duke u bërë “kulte” disa të tjerëve por kanë mbetur si qura në mjegull të hutuar, se cili nga të përmendurit është i duhuri për liderizëm partiak. Kryetarin e kryesinë e kanë për vendime pas zgjedhore, tani janë në kërkim të princit për fushatë. Këta horra kanë shkuar në një absurditet kontraverz të habitshëm për çdo njeri normal. Antagonizmi i tyre është i përmasave të jashtëzakonshme. Të anatemohet njeriu i parimeve e i premtimeve dhe të shkohet drejt atyre që gjatë fushatës elektorale dinin, më së miri, të shanin e të fyenin dhe ky sindromë- virus i tyre tani filloi të infektojë militantët injorantë. Historikisht është vërtetuar se drejtësia dhe i drejti triumfon herët a vonë.

Skena politike sot i ka dy pole kryesore pavarësisht numrit të madh të partive dhe “ideologjive”. Çuditërisht shumica prej tyre nuk e donë ndryshimin, janë bashkuar e pozicionuar që ta mbajnë e ta vazhdojnë të kaluarën me zhvatje e keqpërdorime pa fund. Zhgënjimi më i madh tek qytetarët është tek LDK-ja që një numër kaq i vogël deputetësh i mbajti premtimet e partisë të fushatës elektorale, kjo ngjalli habi aq të madhe. Mendoj e besoj se ka edhe deputet të tjerë të LDK-së që e mbështetin ndryshimin por u mungon kuraja e guximi. Poli apo lëvizja për ndryshim po rritet çdo ditë e më shumë nga përkrahja e qytetarëve të vetëdijesuar, tashmë, që po e shohin realitetin e hidhur.

Ditë më parë nga shkrimi tendencioz e provokues i një portali të shitur e të shpifur, një qytetar i mllefosur i shau deputet që ngritën dorën për rrëzimin e qeverisë, pastaj pasoi reagimi i dy komentuesve duke aluduar se si mund të shahen shumica e qytetarëve se gjoja ata e kanë legjitimitetin e tyre duke llogaritur edhe me përqindje diku 75 %(sipas tyre). Në atë shumicë është lista serbe me 10 deputet, minoritet tjera 10 deputet këta nuk llogariten në asnjërin pol. Pra deputet legjitim me vota të popullit(klientelë e të mashtruar) janë vetëm PDK, AAK dhe NISMA.

Qytetarët që i dhanë votën LDK-së ata ishin për ndryshim, kjo ishte edhe premtimi i radhës që doli edhe mashtrimi i radhës nga kryesia parazite që nuk patën besim as guxim të kandidoheshin për deputet.

Sondazhet po tregojnë se tani shumica, përfshirë edhe ata që e votuan opozitën e tanishme janë përcaktuar nga e ardhmja e tyre që është vetëm ndryshimi në krye me të pa-korruptuarit që tani i dinë se kush janë të gjithë, madje edhe fëmijët.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Zëri i Qytetarëve
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës