Herolind Bytyçi
01.05.2019, 22:15

Besim Ndreca – Njeriu që ndërroi epokën

Shkruan – Zenun Rusi

Besim Ndreca është legjendë, nga ato më sublimet që nuk mund as të ndreqën as të qortohen. Një legjendë që 5 majin e ka si emërues të përbashkët, idealin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare.

Sa më shumë që mendohet për të, gjithënjë më i madh më duket, më i lartë, më i fuqishëm. Kam bindjen se gjithëmon kam ditur për të para se të lindte ai vetë. Kishte qenë dikund në faqet e një historie ende të pashkruar. Kishte pritur gjatë tërë kohës qe ti vije radha e tij.

Do të doja të dija se si e ka përzier sheqerin në çajin e mëngjesit, në odën e gjerë në thellsi të Maqiteves me oxhakun në ball. Do të doja të dija se si i ka mbathur këpucët, si i ka lidhur tojat me gishtat e tij të trashë, e paksa të vrazhdë. Si i janë varguar mërrolat kur nuk ka qenë në qejf. Si ka tingëlluar qeshja e tij. Të githa imtësitë që e kanë bërë përsonalitetin e tij.

Besoj se rrallëkush nuk e di se çka ka ndodhur me 5 maj 1995. Besimi ka mundur të jetë në shtepi, në ndonjë treg, por ishte aty në vendin e punës ku për herë të parë aq vrazhdë është ndier era e gjakut, përcjell me një shtrëngim rrëqethës në bark. Ndodhi ajo qe vite me radh u shty derisa gati u humb në një mosbesim, në një fije të hollë mes së vërtetës, kujtesës bravuroze dhe legjendës.

Besim Ndreca, ndonëse i rritur dhe i edukur në një frymë të shquar me karakter folklorik si patos dhe e shënjëson patriotizmin tradicional, megjithatë është shqiptar tjeter soji, me të ndërroi epoka, ligjet shoqërore, realiteti, pra edhe realopolitika, me të ndërroi edhe prototipi i shqiptarit me plis e revole në dorë.

Prandaj Besim Ndreca është i veçantë. Kishte sens për kohën. Ajo ishte koha e tij. Besimi e kishte ndjerë se ishin pjekur kushtet që të flijohet për të lëvizur mekanizmin gati të fjetur të ragimit në vetëmbrojtje ndër shqiptarët dhe në këtë fatalitet tipik shqiptar ka diçka legjendare, por të paqortueshme, të pandreqshme.

Tregimi për Besim Ndrecën është sakral dhe i paprekshëm. Besimi ishte prototipi i shqiptarit qe nuk luen vendit. Njeriu qe rri drejt mbi dhe, që jeton nën dhe! Është një legjendë e Kosovës së re.