Bali Muharremaj, një “Ferrari” ndër politikanët e modelit “Zastava 101” të Kosovës

26.08.2019

Shkruan Lirim Gashi Bali Muharremaj është bindshëm Kryetari më i mirë, më i suksesshëm, më i zellshëm dhe më aktiv i nje komune në mbarë Kosovën. Punët që ai i ka kryer për dy vite nuk mund t’i kryejnë kryetarët e komunave tjera për pesë mandate. Ai është një pragmatist racional largë barrikadave ideologjike, inferioritetit […]

Bali Muharremaj, një “Ferrari” ndër politikanët e modelit “Zastava 101” të Kosovës Foto: Ilustrim

Shkruan Lirim Gashi

Bali Muharremaj është bindshëm Kryetari më i mirë, më i suksesshëm, më i zellshëm dhe më aktiv i nje komune në mbarë Kosovën.

Punët që ai i ka kryer për dy vite nuk mund t’i kryejnë kryetarët e komunave tjera për pesë mandate. Ai është një pragmatist racional largë barrikadave ideologjike, inferioritetit dhe komplekseve që rezultojnë me arrogancë.

Është një individ modest, i afërt me popullin dhe në shërbim të tij 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit. I tillë ka qenë Baliu gjithmonë. Ai është një Ferrari ndër politikanët e modelit Zastava 101 të Kosovës.

Fjalë pak e punë shumë. Unë nuk jam anëtar i AAK-së dhe e kam kritikuar shpesh punën e Qeverisë, mirëpo e vërteta për mua është gjithçka, prandaj duhet të thuhet hapur kurdo dhe kudo.

Baliu e meriton definitivisht besimin e popullit, sepse është i mishëruar me problemet e tij dhe vendlindjen si rrallë kush në Kosovë. Jo rastësisht është Suhareka bindshëm komuna më e zhvilluar në Kosovë në çdo aspekt.

Sikur Qeveria ardhshme e Kosovës t’i kishte pesë individë të zellshëm, pragmatik dhe racional si Baliu, Kosova në kuptimin ekonomik dhe social do të ishte në rangun e Sllovenisë.