31.08.2019, 12:00

Pse duhet votuar Lëvizja Vetëvendosje!

Shkruan – Fjolla Hoxha

Martin Luther King ka thënë “Ne mund të mos jemi përgjegjës për situatën që gjindemi, por do të jemi përgjegjës nëse nuk bëjmë asgjë për të ndryshuar, andaj sot secili prej nesh e ka rastin për të ndryshuar gjendjen dhe kjo duhet arrihet vetëm atëherë kur të gjithë do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje!

Nga të gjithë po vlerësohet se ka ardhur koha që qytetarët e këtij vendi t’i japin pushtetin Lëvizjes Vetëvendosje për shumë arsye, subjektit të cilin nuk e kemi provuar asnjëherë në pushtet.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti politik me mendimin më të madh dhe më të arsyeshëm kritik, këtë e ka dëshmuar gjatë gjithë kohës.

Ka arritur të jetë forcë kryesore politike duke u rritur vazhdimisht, jo në saje të ofrimit të pozitave, vendeve të punës, ose joshjeve të tjera ndaj simpatizantëve.

Ka qenë opozitë e vërtetë në këto 9 vite. Nuk është nënshtruar ndaj asnjë presioni vendor e ndërkombëtar. E ka definimin ideologjik më të qartë se sa të gjitha partitë tjera. Janë të bashkuar rreth ideales e jo materiales.

VETËVENDOSJA ka lëshuar pe në situatat më emergjente, në vitin 2014 e ka nënshkruar marrëveshjen që ia mundësonte Ramush Haradinajt të bëhej kryeministër, për vete ka kërkuar vetëm negociatat me Serbinë. Dje ia liroi bartësin e listës, Vjosa Osmanit, për hir të një koalcioni VV-LDK.

Albin Kurti është lideri i vetëm që nuk i është nënshtruar hajnisë dhe manipulimeve.

Forca e Albinit është dëshmuar edhe kur bandat brenda partisë synuan ta shkatërrojnë edhe atë edhe partinë.

Këto e shumë arsye të tjera se pse duhet të votohet LVV me kandidatin e saj, ALBIN KURTI dëshmojnë se Kosovës i duhet dija dhe guximi i z. Kurti që të ballafaqohet me hajnitë dhe padrejtësitë që ju kanë bërë këtij vendi dhe rrugëtimi i tij politik.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.