ZYRTARE: Golden Eagle Ylli prezanton ‘bombën’ e radhës
04.01.2020
Ditëve të fundit në klubin basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli janë duke ndodhur disa ndryshime, ku vetëm sot klubi ka shkëputur kontratën me 3 lojtarë ndërsa Altin Morina është larguar nga klubi për arsye “familjare”. Sot KB Ylli ka prezantuar edhe transferin e radhës të afatit kalimtar të janarit. Bëhet fjalë për Devonte Brown […]
Ditëve të fundit në klubin basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli janë duke ndodhur disa ndryshime, ku vetëm sot klubi ka shkëputur kontratën me 3 lojtarë ndërsa Altin Morina është larguar nga klubi për arsye “familjare”.
Sot KB Ylli ka prezantuar edhe transferin e radhës të afatit kalimtar të janarit.
Bëhet fjalë për Devonte Brown i cili tashmë është lojtar i klubit suharekas.
Brown është i gjatë 188 cm dhe luan në pozitat 1 dhe 2.
Ai së fundmi ka qenë pjesë e ekipit Talina Kalev nga Estonia ku ka luajtur me mesatare 19 pikë për ndeshje, 10 kërcime dhe 5 asistime.