LVV
PDK
LDK
AAK

Vinicius Junior fiton çmimin “The Best FIFA Men’s Player” për vitin 2024

17.12.2024

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, ka nisur sonte ceremoninë madhështore të ndarjes së çmimeve “The Best”. Kjo ngjarje, që mbledh emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, përfshin ndarjen e çmimeve si “Futbollisti më i mirë i vitit” në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, si dhe shumë çmime të tjera të rëndësishme.

Vinicius Junior fiton çmimin “The Best FIFA Men’s Player” për vitin 2024

Për vitin 2024, çmimi prestigjioz për futbollistin më të mirë në konkurrencën e meshkujve shkon te ylli brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior.

24-vjeçari triumfoi pas një gare të ashpër, ku përballë kishte emra të mëdhenj si Rodri, me të cilin humbi çmimin e “Topit të Artë” disa muaj më parë. Megjithatë, performanca e tij e jashtëzakonshme gjatë sezonit të kaluar bindi jurinë e FIFA-s për t’ia dhënë këtë çmim të rëndësishëm.

Vinicius ishte një element kyç për Real Madridin, duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë trofetë e mëdhenj si Liga e Kampionëve dhe La Liga. Me shpejtësinë, aftësitë teknike dhe vendosmërinë e tij në momente kyçe, ai luajti një rol vendimtar për sukseset e klubit.

Ky çmim e bën Vinicius Junior brazilianin e parë që nga viti 2007 që fiton një çmim individual të kësaj rëndësie, duke e rikthyer Brazilin në skenën më të lartë të futbollit botëror. Ai ka ndjekur hapat e legjendave si Kaka, i cili ishte fituesi i fundit brazilian në këtë nivel.

Etiketat

Ofertat e fundit