Klubi nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli dje ka shënuar fitore ndaj Lipjanit me rezultat 104:91 (26:26, 33:21, 16:21, 29:24), në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi ka qenë shumë interesant, ku çereku i parë ishte tërësisht i barabartë dhe përfundon 26:26. Sidoqoftë, vendësit tregojnë lojë më të mirë në periodën e dytë, duke e fituar 33:21.

Lipjanasit nuk u dorëzuan dhe arrijnë të fitojnë periodën e tretë 16:21, duke e afruar rezultatin, sidoqoftë, therandasit e fitojnë periudhën e fundit 29:24 dhe fitojnë me rezultat 104:91.

Te Ylli u dalluan Alante Fenner me 22 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, si dhe Samir Zekiqi me 22 pikë, katër kërcime dhe katër asistime.

Ndërkohë, te Lipjani u dalluan Fazli Vitia me 26 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, Demarcus Stucky Jr me 24 pikë, tri kërcime dhe dhjetë asistime, si dhe Devaughn Jenkins me 21 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.  

Ylli ka gjashtë fitore dhe tri humbje, kurse Lipjani dhjetë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

Ndërsa pas kësaj fitore klubi basketbollistik nga Suhareka, KB Ylli tani ka 15 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë në tabelën e Superligës, ku në vendin e parë është KB Bashkimi dhe në vendin e dytë ndodhet KB Rahoveci.

Më poshtë gjendja aktuale në tabelën e Superligës: