Xhiroja e 12-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë derbin e javës KB Trepça ’89 – KB Golden Eagle YLLI.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e shtunë) në Mitrovicë nga ora 19:00 dhe pritet të jetë shumë interesante. Mitrovicasit ndodhen në vendin e tetë me 11 pikë, kurse Suharekasit në pozitën e katërt me 15 sosh. Ballafaqimet ndërmjet këtyre skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe të shtunën

Po ashtu ndeshje interesante do të jetë edhe Sigal Prishtina ndaj Pejës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën në kryeqytet nga ora 17:00 dhe pritet të jetë shumë interesante. Prishtinasit ndodhen në vendin e tretë me 15 pikë, kurse pejanët në pozitën e pestë me 13 sosh. Ballafaqimet ndërmjet këtyre skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe të dielën.

Ndeshja hapëse e xhiros është ndërmjet Lipjanit, që ndodhet në vendin e fundit dhe Rahovecit që është lider me 19 pikë, kurse lipjanasit kanë dhjetë pikë dhe ende nuk kanë shënuar fitore në elitë këtë edicion.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është në mes Feronikelit dhe Ponte Prizrenit. Skuadra nga Drenasi ka grumbulluar 13 pikë deri më tani, kurse prizrenasit kanë dy pikë më shumë, andaj sfida pritet të jetë shumë interesante.

Superliga – Java 12

E shtunë
17:00 Lipjani – Rahoveci
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

E diel
17:00 Sigal Prishtina – Peja
19:00 Feronikeli – Ponte Prizreni