Skuadra nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI e ka filluar sezonën e re me një super paraqitje ndaj Feroniklit ndërsa edhe sot pritet ta vazhdojë edicionin 2019-2020 në Superligën e Kosovës në basketboll.

KB YLLI në ndeshjen paraprake ka triumfuar me rezultat 103:90, ky takim i cili u zhvillua në Suharekë, ndërsa sot pritet që Ylli të triumfojë edhe ndaj KB Lipjanit.

Sot KB YLLI do të zhvillojë ndeshjen ndaj KB Lipjanit, ku ky takim do të zhvillohet në Lipjan, duke filluar nga ora 19:00.

Kujtojmë se të shtunën në palestrën “13 Qershori”, KB Ylli pret Trepçën.