Më 8 dhjetor u zhvillua xhiro e 16-të e Superligës së Kosovës në basketboll, ku u përballën KB Golden Eagle Ylli ndaj Ponte Prizrenit, klubi nga Suhareka triumfoi me rezultat 94:86 (17:23, 30:20, 25:27, 22:16), ndërsa sot pritet të zhvillohet ndeshja e mbetur e Superligës Sigal Prishtina ndaj Golden Eagle Ylli.
Ndeshja e cila do të zhvillohet sot ishte ndeshje e xhiros së 9-të ndërmjet Sigal Prishtinës dhe KB Yllit, por kishte mbetur pa u zhvilluar, pasi që kryeqytetasit kanë pasur angazhime në kuadër të FIBA Europe Cup.
Derbi në mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit do të zhvillohet sot në “Pallatin e Rinisë dhe Sportve” në Prishtinë me fillim prej orës 19:00.