Eksportet amerikane të naftës dhe karburanteve kanë arritur rreth 10.5 milionë fuçi në ditë gjatë muajit maj. Në të njëjtën periudhë, Rusia ka eksportuar rreth 7 milionë fuçi në ditë, ndërsa Arabia Saudite rreth 8.1 milionë fuçi në vitin 2025.
Rritja e SHBA-së në këtë sektor lidhet kryesisht me prodhimin e lartë nga nafta shale dhe me ndryshimet në tregun global të energjisë të shkaktuara nga sanksionet ndaj Rusisë dhe tensionet në Lindjen e Mesme.
Analistët vlerësojnë se ky zhvillim përfaqëson një ndryshim historik në rendin energjetik botëror, ku SHBA nga një vend importues është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë që ndikon çmimet dhe furnizimin global me naftë.