Takimi u dominua nga fillimi deri në fund nga parizienët, të cilët nuk i lanë asnjë hapësirë rikthimi ekipit amerikan. Ylli i ndeshjes ishte Joao Neves, i cili realizoi dy gola spektakolarë për PSG-në.

Achraf Hakimi shtoi një tjetër gol për skuadrën franceze, ndërsa rezultati u vulos nga një autogol i lojtarëve të Inter Miamit, duke thelluar edhe më tej humbjen dhe zhgënjimin për Messin dhe shokët e tij.

Me këtë disfatë të thellë, Inter Miami dhe Lionel Messi i japin lamtumirë të parakohshme një gare prestigjioze si Kupa e Botës për Klube, ndërkohë që PSG vazhdon me ambicie të larta drejt çerekfinales dhe trofeut të shumëkërkuar.