Para ndeshjes, Shaqir Palushi i uron Golden Eagle Yllit fitore

15.02.2020

Palestra “Mizahir Isma” në Rahovec sonte duke filluar nga ora 20:30 është nikoqire e finalës për kupën e Kosovën në basketboll ndërmjet KB Golden Eagle Ylli dhe KB Peja. Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi përmes një shkrimi i ka uruar fitore Golden Eagle Ylli mbi të gjitha sot le të fitoj basketbolli dhe sporti […]

Para ndeshjes, Shaqir Palushi i uron Golden Eagle Yllit fitore Foto: Ilustrim

Palestra “Mizahir Isma” në Rahovec sonte duke filluar nga ora 20:30 është nikoqire e finalës për kupën e Kosovën në basketboll ndërmjet KB Golden Eagle Ylli dhe KB Peja.

Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi përmes një shkrimi i ka uruar fitore Golden Eagle Ylli mbi të gjitha sot le të fitoj basketbolli dhe sporti në përgjithësi.

“Sot është dita e finales së madhe e kupës së Kosovës në Basketboll ku klubi i qytetit tonë Golden Eagle Ylli ndeshet me klubin mik Pejën.

Është kënaqësi dhe emocion i madhë që përkrahja dhe investimi i vazhdueshëm në sport e kulturë sepse ja kemi obligim shumë brezave të kaluar dhe të ardhmes tonë rinisë së merkullueshme.

Uroj që sot klubi ynë i qytetit Ylli të vazhdoj rrugën e fitoreve që e kanë përcjellur komplet vitin 2020 si në kampionat po ashtu edhe në final 8 dhe të fitoj kupën e Kosovës.

Suksese KB Golden Eagle Yllit dhe KB Pejës, le të fitoj basketbolli dhe sporti në përgjithësi” ka shkruar Palushi.