Oklahoma City shkruan histori: Fiton titullin e parë në NBA që nga zhvendosja nga Seattle
Oklahoma City Thunder ka hyrë në histori të NBA-së duke fituar titullin e parë kampion që nga zhvendosja nga Seattle në vitin 2008.
Foto: Ilustrim
Thunder mbylli një sezon spektakolar duke mposhtur Indiana Pacers me rezultat 103-91 në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të serisë finale.
Në këtë përballje vendimtare, ylli i skuadrës Shai Gilgeous-Alexander shkëlqeu sërish, duke realizuar 29 pikë dhe 12 asistime. Performanca e tij e jashtëzakonshme e shpalli atë edhe si MVP i finaleve, duke konfirmuar statusin e tij si një ndër lojtarët më të mirë të kampionatit.
Indiana Pacers u godit rëndë në fillim të ndeshjes kur lideri i ekipit, Tyrese Haliburton, pësoi një lëndim të rëndë – këputje të tendinës së Akilit – që e detyroi të largohej nga loja që në çerekun e parë, mes lotësh.
Thunder përfundoi sezonin e rregullt me një bilanc mbresëlënës prej 68 fitore dhe 14 humbjesh, statistika që e rendisin këtë sezon të pestin më të suksesshëm në historinë e NBA-së.
Me këtë triumf të madh, Oklahoma City jo vetëm që arrin kulmin e suksesit sportiv, por edhe kthen lavdinë në qytetin që prej vitesh ëndërronte titullin kampion.