KB Peja ka arritur që të shënoi fitore dramatike ndaj KB Golden Eagle Yllit, me një dypikësh nga Malcom Armstead në çastet e fundit të ndeshjes.

Peja ka arritur që t’i kthehet fitoreve në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Yllin me rezultatin 82-83 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë.

Ndeshja ishte e barabartë thuajse se gjatë gjithë kohës, me skuadrat që kalonin në epërsi herë njëra e herë tjetra. Fundi i ndeshjes ishte dramatik. Ylli ishte në epërsi 82-81, kur Malcom Armstead shënoi një dypikësh në tetë të qindat e sekondit dhe i dhuroi skuadrës së tij fitoren.

Henrik Sirko dhe Jamiechael Morgan ishin me të dalluarit te pejanët me nga 18 pikë, teksa u ndihmuan nga Malcom Armstead me 16 pikë dhe Jordan Martin 14 pikë.

Kurse, te Ylli më të dalluarit ishin Samir Sekiqi me 23 pikë dhe Alante Fenner me 19 pikë.

Peja tani poziconohet në vendin e 6 me 11 pikë, aq sa ka edhe Ylli në pozitën e 4.