Klubi basketbollistik nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli, në këtë sezon të fundit tregoi mjaft sukses e cila do të mbahet mend pas asaj të vitit 1999/2000, po ashtu Ylli tani më ka bërë zhvillime në klub.

Javën e kaluar është mbledhur Kuvendi i Punës, ku u raportua për punën e bërë dhe u analizua raporti financiar. Më pas delegatët e këtij Kuvendi bënë zgjedhjen e kryesisë së re, me qëllim të një angazhimi më të madh.

Kryesia e re përbëhet nga ish-basketbollistë, sportdashës dhe suharekas me profile të ndryshme profesionale që në formë vullnetare kanë pranuar të ndihmojnë klubin në organizim.

Kjo kryesi ka këtë përbërje: Ruzhdi Kuçi, Naim Berisha, Ibrahim Elshani, Alban Berisha, Dardan Shala, Lendrit Palushi, Kushtrim Balaj, Flamur Kuçi, Xhavit Ramadanaj, Hysen Bytyçi, Reshat Balaj, Bledar Elshani, Agron Kuçi, Uran Haxha dhe Gent Fondaj.

Po ashtu, KB Golden Eagle Ylli ka njoftuar se ata janë të gatshëm për një sezonë edhe më të mirë.