Klubi basketbollistik nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka ndërprerë marrëdhëniet me kryetrajnerin Arben Krasniqi.

Kryesia e klubit KB Ylli gjatë javës së fundit është mbledhur disa herë dhe kanë diskutuar situatën në klub.

Përkundër kushteve të mira dhe stabilitetit financiar që ka pasur klubi në këtë fillim-sezonë, dy humbjet e fundit kanë ndikur që të rishikojmë pozitat në klub.

Pas një diskutimi të gjatë, kryesia e klubit ka vendosur në shumicë që të ndërpresë marrëdhëniet me kryetrajnerin e deritashëm Arben Krasniqi.

Kryesia e klubit është shprehur mirënjohëse për punën e Krasniqit në krye të klubit dhe korrektësinë e tij.

“Tash për tash klubi është në negociata për të sjellë një trajner të ri në krye të ekipit tonë, së shpejti”, ka njoftuar KB Ylli në Facebook.