Gjatë këtyre ditëve në klubin basketbollistik nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli po ndodhin disa ndryshime.
Siç duket këto ndryshime po ndodhin me qëll8im për të arritur një ekip me cilësi më të madhe.
Dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve, klubi ka shkëputur kontratën me tre lojtarë.
Golden Eagle Ylli me marrëveshje të dyanëshme ka shkëputur kontratën me Alante Fenner, Mike Throne dhe Arben Camaj.
KB Ylli i falënderon për kontributin e deritanishëm dhe i uron suksese të mëtutjeshme në karrierë.