Shpërthimet ndodhën në kohën kur Macron kishte hyrë në pallatin presidencial për një takim me presidentin sirian Ahmad al-Sharaa. Autoritetet siriane nuk dhanë menjëherë detaje mbi incidentin.
Mediat shtetërore siriane raportuan se në zemër të kryeqytetit u dëgjuan dy shpërthime, ndërsa nga vendi i ngjarjes u pa një re e madhe tymi. Pamje të publikuara në rrjetet sociale shfaqnin një automjet të përfshirë nga flakët dhe gjurmë gjaku në rrugë.
Deri tani nuk është bërë i ditur numri i viktimave apo të plagosurve dhe asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Macron ndodhet në Siri në vizitën e parë të një lideri të Evropës Perëndimore që nga ndryshimi i pushtetit në vend. Sipas agjencisë shtetërore siriane SANA, vizita është përqendruar në çështjet e sigurisë rajonale, si dhe në mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe investime.