Rasti është raportuar të hënën, rreth orës 09:00, në stacionin policor të Prizrenit. Policia menjëherë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e largimit të vajzës dhe për të gjetur vendndodhjen e saj.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime,” thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Autoritetet policore po punojnë intensivisht për të mbledhur informacione dhe dëshmi që mund të ndihmojnë në gjetjen e vajzës. Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion, të kontaktojnë menjëherë stacionin më të afërt policor.