Zhduket një 20 vjeçar, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

29.12.2022

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi që është raportuar i zhdukur në Pejë. Përmes një njoftimi në Facebook, Policia e Kosovës ka publikuar foton e 20-vjeçarit të zhdukur. I riu që u zhduk dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij është Hazir Bresilla, i lindur në Pejë. […]

Zhduket një 20 vjeçar, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij Foto: © Hallka Marketing Agency

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi që është raportuar i zhdukur në Pejë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Policia e Kosovës ka publikuar foton e 20-vjeçarit të zhdukur.

I riu që u zhduk dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij është Hazir Bresilla, i lindur në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e Policisë.