Vrasja tragjike e shtetasit të Shqipërisë në Prizren, Policia e Kosovës jep detaje

04.01.2023

Në orët e hershme të mengjesit të ditës së martë një ngjarje tragjike ka shqetësuar qytetarët e Prizrenit dhe jo vetëm. Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 04:00 disa persona kanë raportuar se në një lokal nate ka pasur të shtëna me armë zjarri, raporton SuharekaOnline. Sipas policisë është bërë e […]

Vrasja tragjike e shtetasit të Shqipërisë në Prizren, Policia e Kosovës jep detaje Foto: Ilustrim

Në orët e hershme të mengjesit të ditës së martë një ngjarje tragjike ka shqetësuar qytetarët e Prizrenit dhe jo vetëm.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 04:00 disa persona kanë raportuar se në një lokal nate ka pasur të shtëna me armë zjarri, raporton SuharekaOnline.

Sipas policisë është bërë e ditur se pas një incidenti ku janë përfshirë tre persona të cilët ishin shtetas të Shqipërisë, si pasojë njëri ka ndërruar jetë.

Policia ka njoftuar se të njëjtit pas incidentit ishin nisur me veturë në drejtim të Shqipërisë, ku pas kontaktit me autoritetet e Shqipërisë është konfirmuar se njëri nga personat (31 vjeçar)e përfshirë në incident ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është plagosur.

Lidhur me rastin në fjalë janë arrestuar 6 të dyshuar shtetas kosovar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit, Policia e Kosovës ka bastisur lokalin ku ka ndodhur incidenti, dhe në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa dëshmi.

Policia e Kosovës njofton se në vendin ku ka ndodhur ky rast tragjik janë gjetur tri gëzhoja të cilat janë sekuestruar.

Njësitet e hetuesisë janë në koordinim me autoritetet e Shqipërisë për vazhdimin e ekzaminimeve të trupit të pajetë si dhe veturës së viktimës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti në fjalë është duke u hetuar nga njesitet kompetente.