Vodhi 420 euro në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia” në Prizren, policia kërkon të dyshuarin

04.01.2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kërkuar një person të dyshuar për vjedhje. Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se me datë 27.12.2022 rreth orës 17:50 është inicuar një rast i vjedhjes në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia”, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë […]

Vodhi 420 euro në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia” në Prizren, policia kërkon të dyshuarin Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kërkuar një person të dyshuar për vjedhje.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se me datë 27.12.2022 rreth orës 17:50 është inicuar një rast i vjedhjes në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia”, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë thuhet se rastin e kishte raportuar një person, ku ka deklaruar se një i dyshuar, person i panjohur për të, ia kishte marrë parat nga kuleta e tij, në vlerë prej 420 (katërqind e njëzet) euro.

Lidhur me rastin në fjalë Policia e Kosovës në Prizren ka siguruar video incizime dhe fotografi të dyshuarit për vjedhjen e parave, poashtu thuhet se janë duke u bërë hetime të vazhdueshme.

Me qëllim që të zbulohet sa më parë vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit është lëshuar “Autorizim” për publikimin e fotografive të marra nga kamerat e sigurisë.

“Kërkohet një i dyshuar për vjedhje
Prizren, 04 Janar 2023
Me date 27.12.2022 rreth orës 17:50 është iniciuar rast vjedhje, rasti ka ndodhur ne rrugën Ekrem Rexha Prizren, në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia”.
Në rastin e raportuar ankuesi ka deklaruar se një personi I panjohur ia kishte marr parat nga kuleta e tij, gjithsej 420 (katërqind e njëzet) euro.
Lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për I identifikimin e personit të dyshuar.
Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrite që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të dyshuarit.
Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë .
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.” thuhet në njoftimin e policisë.