Vjehrri rrah renë në Prizren, prokurori e dërgon në mbajtje
- 18.05.2022
- 0 komente
Një rast i dhunës në familje është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj resë së tij (bashkëshortes së djalit) viktimës femër kosovare.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 19:00 në Prizren.
Nga policia kanë njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE/ Prizren 17.05.2022-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj resë së tij (bashkëshortes së djalit) viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurori, i njëjti është dërguar në mbajtje .
KOMENTE0
Leave a Reply