Vjedhi pyllin në regjionin e Suharekës, Stacioni Policor në Shtime nuk ekzekuton urdhër arrestin, dështon gjykimi ndaj të akuzuarit

10.06.2021

Për shkak të mos ekzekutimit të urdhër arrestit nga Stacioni Policor në Shtime, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rastin ku K.H po akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje pylli.” Në fillim të seancës, gjykatësi Robert Tunaj ka bërë të ditur se përmes telefonit, Stacioni Policor në Shtime e ka njoftuar gjykatën që […]

Vjedhi pyllin në regjionin e Suharekës, Stacioni Policor në Shtime nuk ekzekuton urdhër arrestin, dështon gjykimi ndaj të akuzuarit Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Për shkak të mos ekzekutimit të urdhër arrestit nga Stacioni Policor në Shtime, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rastin ku K.H po akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje pylli.”

Në fillim të seancës, gjykatësi Robert Tunaj ka bërë të ditur se përmes telefonit, Stacioni Policor në Shtime e ka njoftuar gjykatën që urdhër arrestin nuk kanë mundur ta ekzekutojnë, raporton “Betimi për Drejtësi.”

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca u shty, ndërsa e radhës u caktua më 30 qershor 2021, në ora 10:30.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, i akuzuari K.H, më 30 shtator 2020, rreth orës 14:00, në Njësinë Menaxhuese Pyjore “Koka e Ahut” në vendin e quajtur “Rrahisht” e cila gjendet në regjionin e Suharekës, me qëllim të vjedhjes me mjet- motosharrë, pret dru të llojit “ah”, në sasi të përgjithshme 4.47 m3, e të cilat më pastaj i ngarkon në automjetin e tij.

Me këto veprime i ka shkaktuar dëm Autoritetit Pyjor Komunal në Suharekë në vlerë prej 683,91 Euro.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje pylli” nga neni 349 paragrafi 1 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi/