Vjedhi një kasafortë qelqi me monedha metalike, arrestohet i dyshuari në Prizren

26.12.2022

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën në Prizren. Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së dielë rreth orës 03:20 ka ndodhur një vjedhje e rëndë, raporton SuharekaOnline. Policia bën të ditur se të dielën një person i dyshuar ka vjedhur një kasafortë qelqi me monedha metalike. Rasti thuhet se […]

Vjedhi një kasafortë qelqi me monedha metalike, arrestohet i dyshuari në Prizren Foto: Ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën në Prizren.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së dielë rreth orës 03:20 ka ndodhur një vjedhje e rëndë, raporton SuharekaOnline.

Policia bën të ditur se të dielën një person i dyshuar ka vjedhur një kasafortë qelqi me monedha metalike.

Rasti thuhet se ka ndodhur në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren, ku edhe është arrestuar i dyshuari.

Policia e Kosovës në Prizren njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE E RËNDË – Rr. Remzi Ademaj, Prizren 25.12.2022 – 03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai kishte vjedhur një kasafortë qelqi me monedha metalike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.